Tiranë/ Digjet kabina elektrike në parkingun nëntokësor te Bulevardi i Ri

Një kabinë elektrike është djegur tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri në Tiranë.
Dyshohet se kabina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al