E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Dy vëllezër paraqiten të lënduar në spital, njëri prej tyre me armë zjarri: U sulmuam nga të panjohur

Dy vëllezër janë paraqitur të lënduar gjatë orëve të parapara të mëngjesit në spital në Tiranë, ku njëri prej tyre kishte plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Vëllezërit, banues në Laç, u paraqitën rreth orës 03:00, për ndihmë mjekësore ku K. Rr.(L.), ishte dëmtuar me armë zjarri në këmbë dhe vëllai i tij, K. G.(L.), u shfaq me këmbë të ndrydhur.

Nga deklarimet paraprake, dy të rinjtë thanë se janë sulmuar nga persona të panjohur në rrugën “Faik Konica”, jashtë ambientit të një subjekti. Autoritetet bëjnë me dije se dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›