E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arretuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sinjalizimi”.

48-vjeçari  mbante në banesën e tij në fshatin Pezë Helmes armë zjarri pa leje. Pas kontrollit nga blutë e kryeqytetit, 48-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Sinjalizimi”.

Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›