E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë/ Nën kërcënimin e thikës i grabiti taksistit para, shoqërohet në polici autori i dyshuar

Policia e Tiranës ka ndaluar një person i cili dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”.

Nën kërcënimin e thikës i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.

Si rezultat i reagimit të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›