E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, eksploziv në mesnatë automjetit të ish-punonjësit të bashkisë

TIRANE - Rreth orës 02:15 minuta të ditës së martë ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në rrugën “Ali Demi”, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Eksplozivi ishte vendosur në mjetin tip “Volswagen” me targë TR 4077 L, në pronësi të shtetasit Altin Zerani, ish punonjes i Bashkise se Tiranes, konkretisht ish/zv drejtor i policise bashkiake.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për identifikimin e autorëve.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›