Tiranë, grabitet makina e Ministrit Bumci
TIRANË-Automjeti personal i ministrit të Kulturës Aldo Bumci është grabitur dje pasdite, njofton sot policia e kryeqytetit.
Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00 para Ministrisë së Kulturës, teksa makina ‘Audi Q7’ ka qenë ende e ndezur. Ka qene vete ministri qe ka verejtur se dikush e rrembeu dhe iku me shpejtesi me makinen pa mundur qe ai te nderhyje. Ministri ka kryer denoncimin në komisariatin nr 3 të Tiranës.
Nga hetimet paraprake dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i moshës 20-25 vjec. Policia po heton cështjen.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një grabitje në mesin e politikanëve. Pak kohë më parë u grabit makina e deputetit Eduard Shalësi. Pasi grabitësit mësuan se kishin grabitur makinën e një personi të njohur publik e braktisën automjetin ne Milot.
(d.b/BalkanWeb)