E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë - ATSH -

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Një bankë e nivelit të dytë është grabitur ditën e sotme në Tiranë.

Policia e Tiranës njoftoi sot se rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia bëri të ditur se janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

/m.q/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›