E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane konvikti i Gjuheve te Huaja do te mbyllet

TIRANE Konviktoret e Liceut Artistik shume shpejt do te mbeten serish pa nje cati mbi koke. Kjo pasi bashkia e Tiranes ka vendosur qe ta mbylle konviktin e shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja dhe ta ktheje ne shkolle 9-vjecare me pretendimin ne te nuk ka shume te rinj qe qendrojne.

Aktualisht ne te jane te strehuar 112 nxenes te cilet ndjekin shkollen e mesme te Gjuheve te Huaja Asim Vokshi dhe liceun artistik Jordan Misja ne Tirane. Nderkohe qe prej shtatorit ne kete konvikt jetojne perkohesisht edhe femijet e shtepise se jetimeve Zyber Halluli e cila po rikonstruktohet.

Nxenesit e liceut artistik kane nderruar shtepine e tyre vetem pak dite me pare ne fillim te muajit janar dhe duket se serish do te mbeten pa nje cati mbi koke. Kjo pasi bashkia e Tiranes i nxori ata nga konvikti i liceut artistik qe eshte perballe shkolles Jordan Misja per ta kthyer ne zyra per administraten.

Por vetem pak kohe pasi u ka gjetur nje strehe te re bashkia e Tiranes ka nje tjeter projekt edhe per kete godine por ende nuk ka zgjidhur cceshtjen se ku do te strehohen keta te rinj pas ndryshimit te destinacionit te ketij konvikti.

Ne buxhetin e vitit 2012 per Tiranes ekspertet e bashkise e kane argumentuar kete vendim me faktin se godina e konviktit te Gjuheve te Huaja nuk shfrytezohet sa duhet dhe si rrjedhoje do te jete me efikase nese ajo kthehet ne nje shkolle 9-vjecare per njesine bashkiake nr.2 njesi ne te cilen shkollat jane te mbipopulluara. Ndertim shkolle 9-vjecare tek konvikti i Gjuheve te Huaja. Konvikti i gjuheve te huaja Asim Vokshi akomodon nxenes nga i gjithe vendi por me ngritjen e shkollave per te gjithe te huajt nga rrethe te tjera numri i femijeve qe jetojne ne kete konvikt ka ardhur ne ulje te vazhdueshme.

Aktualisht ne kete godine jetojne dhe nje pjese e femijeve te shtepise se femijes Zyber Hallulli. Kjo shkolle ndodhet ne njesine nr.2. Ne zonen perreth shkollat e tjera kane mbipopullim te klasave nga nxenesit dhe ndertimi i saj do ti vinte ne ndihme komunitetit. Fondi ne dispozicion 67 milione leke te reja - parashikohet ne buxhetin e bashkise se Tiranes ne zerin e investimeve te projektuara per njesine bashkiake nr.2 te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›