E Diel, 1 Nëntor 2026

Tish Daija, një shekull-Kompozitori dhe pedagogu që i dha dimensione të reja muzikës shqiptare

Pak figura i kanë dhënë muzikës shqiptare aq shumë sa Tish Daija, kompozitor dhe pedagog, një nga themeluesit e muzikës profesioniste shqiptare dhe autori i baletit të parë shqiptar, “Halili dhe Hajria”.

Tish Daija u dallua për frymëzimin nga motivet shqiptare, duke krijuar këngë që u bënë pjesë e fondit të artë të muzikës sonë, si “Me lule të bukura”, “Natën vonë”, “Flakë e borë” etj. Këto krijime mbeten edhe sot ndër më të më të dashurat për publikun

Muzikologu Roland Guli vë në dukje se figura si Tish Daija “kanë frymëzuar breza të tërë muzikantësh”.

Megjithatë, pavarësisht këtij kontributi të jashtëzakonshëm, 100-vjetori i lindjes së kompozitorit Tish Daija kaloi pa një veprimtari përkujtimore nga institucionet kulturore të Shkodrës, një mungesë që e la përvjetorin pa jehonën që meritonte.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›