E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tjetër protestë për çlirimtarët/ Protesta mbarëkombëtare kundër vendimit të 16 shtatorit

Neser pritet të mbahet në Prishtinë, protesta e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatori i protestës, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe, ndryshe nga organizimet e mëparshme, kësaj here nuk do të ketë formën e marshit.

Tasholli tha se ftesa për pjesëmarrje u është bërë të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe liderët politikë.

“Ne u kemi dërguar ftesë krejt qytetarëve të Kosovës, edhe krerët e partive janë qytetarë të Kosovës…”

Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore.

Në proteste pritet te jene qytetare te shumte, femijet e ish krereve te uck , studentë, si dhe përfaqësues të organizatave të veteranëve.

Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar me një total prej 81 vjetësh burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›