E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër raketë iraniane drejt Turqisë, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

Një raketë e re balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s e vendosur në Mesdheun Lindor, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë.

Lidhur me këtë sulm, ka reaguar Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka paralajmëruar Iranin që të shmangë provokimet.

“Në dritën e incidentit të sotëm, përsëris se nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë një gabim”, tha mes të tjerash Erdogan.

“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Pjesë të municionit ranë në fusha të zbrazëta në provincën Gaziantep. Nuk pati vdekje ose lëndime nga incidenti”, njoftoi më herët ministria turke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›