E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër tragjedi ajrore! Rrëzohet avioni i vogël në Francë, tre të vdekur

Një incident ajror ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në zonën e Sanfolit, pranë Shartrit në Francën perëndim-qendrore, rreth 90 km jugperëndim të Parisit.

Një avion privat i voghël u rrëzua dhe për pasojë të tre personat që ndodheshin ën bord, një grua dhe dy burra humbën jetën.

Crash d’un avion à Champhol dans le 28, plusieurs blessées en réanimation, pas plus d’informations pour le moments pic.twitter.com/AS8DJG8T3Q

— aop720 (@evanv627) June 27, 2025


Sipas autoriteteve lokale, avioni ra në një zonë banimi, por nuk u përplas mbi asnjë banesë. Dëmi i vetëm material u shkaktua në një makinë të parkuar aty pranë. Avioni i përkiste aeroklubit të aeroportit të rajonit metropolit të Shartrit.

Pas aksidentit, autoritetet ndaluan qarkullimin në zonë dhe vendosën devijime trafiku. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit janë në vijim nga organet kompetente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›