E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tjetër vatër zjarri në Lezhë, flakët përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Pllanë

Një tjetër zjarr është regjistruar këtë të shtunë në territorin e Lezhës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Pllanë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar.

Aktualisht, operacioni vijon në terren, ndërsa pritet që situata të vihet nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›