E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Tokë, apartamente dhe bodrume/ SPAK sekuestron 7 pasuri të ish-gjyqtarit, Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, i cili është nën akuzë për deklarim të rremë.

Me kërkesë të SPAK, gjykata dha aprovimin që 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në ishull-Lezhë si  dhe një  tokë me sipërfaqe 1000 m² në Vlorë, t’i kalojnë shtetit.

Guxim Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetting-ut. Në vitin 2016 ai deklaroi si pasuri 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në ishull-Shëngjin, Lezhë.

Ish-gjyqtari nuk arriti të provonte se pasuria e tij ishte krijuar me burime të ligjshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›