E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Opinioni plan per institucionet

Te tjera rreth shkrimit Dokumenti-Opinioni i Komisionit STRASBURG - Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin e tij per Shqiperine. Vendimi eshte marre ne prani te kryetarja se Kuvendit Jozefina Topalli dhe bashkekryetareve te komisionit ad hoc per reformen zgjedhore deputetet Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri.
Sipas deklarates zyrtare te Kuvendit Topalli duke u ndalur ne opinionin e paraqitur nga ekspertet e Komisionit te Venecias theksoi se ai perben nje dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe sherben si plan pune ne zbatimin e rekomandimeve per zgjedhjet.
Konkluzioni i Komisionit te Venecias se e drejta e votes si e drejte e njeriut mbizoteron dhe se legjislacioni duhet te permbaje procedura per perfshirjen ne rezultat te votes se hedhur jo ne kutine e duhur perben nje konfirmim te praktikes shqiptare te numerimit te ketyre votave. Institucionet ne Shqiperi nuk gabuan kur vendosen ti perfshijne keto vota ne rezultat dhe rasti i Shqiperise meriton te shenohet si nje rast pozitiv i respektimit te vullnetit te zgjedhesve tha Topalli.
Sipas saj reforma zgjedhore nuk eshte nje detyre e lehte por Shqiperia eshte e vendosur ta beje ate duke e konsideruar suksesin si nje gur milear ne rrugetimin e saj drejt BE.
Presidenti Bukikjo vleresoi hapat e ndermarre nga Kuvendi i Shqiperise dhe shprehu gadishmerine per te vijuar me tej bashkepunimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›