Topalli: PS të ndahet nga e kaluara, të mos bojkotojë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, njëra prej partive të koalicionit qeveritar tërhiqet nga iniciativa për hapjen e dosjeve.
Kjo për Dulen ka vetëm një shpjegim, që ka të bëjë me faktin se sipas tij, çështja e hapjes së dosjeve po përdoret për interesa të vogla politike dhe jo në shërbim të koherencës sociale në mënyrë, që vendi të ndahet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e vet komuniste. “Në kushtet politike dhe kryesisht duke pasur parasysh se gjendemi një vit para zgjedhjeve më lejoni të shprehem pesimist. Dëshiroj të distancohem nga të gjitha këto nisma, për arsye se duhej të kishte ndodhur në Shqipëri një zhvillim i tillë”, u shpreh Dule. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shprehet indiferent për lëvizjet në kabinetin qeverise, ku republikanët pritet të përfaqësohen sërish me ministri. Sipas Dules, kabineti qeveritar duhet të përfshihet nga një reformim i thellë, pasi sipas tij ka nevojë për rifreskim.