E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Besimi te Zoti na ndricon udhen

TIRANEuml - Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi nepermjet nje mesazhi te bere publik i shprehu urimet te gjithe besimtareve te krishtere shqiptare me rastin e Krishtlindjeve.
Kam kenaqesine e vecante qe me rastin e Festes se Krishtlindjes te shpreh urimet e mia me te mira e te perzemerta per Ju dhe permes Jush per te gjithe besimtaret e krishtere shqiptare kudo jetojne e punojne
Lindja e Krishtit per besimtaret e krishtere ane e mbane botes eshte nje ngjarje e cila per madheshtine e saj dhe mesazhin e shpreses dhe te perteritjes qe per me shume se dy mije vjet u ka percjelle popujve perkujtohet solemnisht. Nen kambanat e kishes driten e qirinjve dhe lutjet e besimtareve ky kremtim i shenjte perjetohet cdo here si burimi i nje jete me te ndritshme e me te lehte qe mbart frytet shpirterore te dashurise gezimit paqes durimit miredashjes besimit zemerbutesise. Ato jane nje thesar i cmuar njerezor te cilin per cdo vit besimtaret e mire dhe te ndershem perpiqen ta trashegojne ta percjellin e ta ndajne ne tolerance e harmoni me njeri-tjetrin. Keto virtyte dhe paqja e Perendise jane me bollek ne zemrat e besimtareve shqiptare. Ne kete dite feste ne urojme qe ato te mbizoterojne jo vetem ne shtepite e besimtareve ne tempujt e shenjte por edhe tek te gjithe njerezit me vullnet e shpirt te mire ne te gjithe boten. Ne kushtet e qyteterimit modern shume njerez e humbasin drejtimin e tyre shpirteror dhe moral por per ata qe sinqerisht kerkojne driten e se vertetes besimi tek Zoti dhe tek vlerat me te larta humane do tua ndricoje e lehtesoje udhen shprehet presidenti ne urimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›