E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Ti japim fund modelit abuziv të xhelalëve në bashki dhe qeveri

KAMEZ - Pasditen e sotme kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i shoqëruar nga stafi i shtabit zgjedhor të qarkut Tiranë, zhvilloi një takim në bashkinë e Kamzës. Pasi prezantoi kandidatin e FRD për Kamzën, Kujtim Shera, kryetari Topi shprehu vlerësimet për banorët të cilët pavarësisht se e kanë prejardhjen nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bashkëjetojnë në harmoni.

Duke folur për shpenzimet e mëdha dhe fushatën elektorale të partisë në Pushtet, Topi u tha qytetarëve: “Rruga Tiranë-Kamëz është shndërruar në një rrugë të mbushur me flamuj e surretër politikë, ndërkohë që flamuri kombëtar është bërë fije fije. Ti japim fund në 23 qershor modelit abuziv të xhelalëve në Kamëz dhe xhelatëve në qeveri” .

Ai akuzoi pushtetin aktual se “e ka trajtuar Kamzën si një vend të izoluar, të cilin e përdori kur pati nevojë dhe e braktisi kur banorët e
Kamzes kishin nevojë për të”.

“Kryeministri vjen në Kamëz sa herë ka nevojë e sa herë është në hall”. FRD e konsideron Kamzën pjesë natyrale të kryeqytetit dhe duhet të lidhet me Tiranën nëpërmjet një unaze” .- tha Topi

Kryetar i FRD-së u bëri thirrje banorëve të Kamzës duke u thënë: “Qëndroni larg provokimeve që sjell politika e Tiranës, votoni për veten sepse vota juaj është shumë e rëndësishme. Kutia e votimit është kutia e të ardhmes suaj, prandaj votoni për ti dhënë fund tranzicionit, fund politikës së vjetër.” 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›