E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Toskanë, del në shitje shtëpia e Oriana Fallacit - ATSH -

 TOSKANË, 3 nëntor/ATSH/ Shtëpia e shkrimtares dhe gazetares së njohur italiane Oriana Fallaci, në kodrat e Chiantit, në Toskanë, ka dalë në shitje.

Prona ndodhet në Lamole, në zonën e “Greve in Chianti”, një territor që Fallaci e konsideronte shtëpinë e saj të vërtetë, edhe pse kishte jetuar për shumë vite në Nju-Jork.

“Unë e konsideroj shtëpinë time të vërtetë vilën që kam në “Greve in Chianti”, shprehej shkrimtarja, duke e përshkruar atë si një vend rustik dhe të bukur, ku jetonin edhe prindërit e saj dhe motra.

Banesa prej guri ka një sipërfaqe prej rreth 150 metrash katrorë dhe rrethohet nga një truall prej 1 000 metrash katrorë. Ajo përfshin një hapësirë të madhe ndenjeje me oxhak, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një garderobë dhe dy banja.

Prona ofron pamje mbi ullishtat, kodrat e buta dhe selvitë karakteristike të peizazhit toskan.

Shtëpia mbetet një pjesë e rëndësishme e lidhjes personale të Fallacit me Toskanën, vendin ku ajo gjente ndjesinë e përkatësisë dhe të shtëpisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›