E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik armësh me postë nga SHBA/ Tiranë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Delivery”.

32 vjeçari u arrestua teksa merrte një pako me pjesë armësh, në një degë postare në rrugën “Asim Vokshi”.

Pjesët e gjetura në pako dyshohet se janë trafikuar nga ShBA-ja.

Sekuestrohen 1 tytë arme zjarri, 1 silenciator, 2 krehra dhe pjesë të tyre, si dhe 2 celularë.

Hetimi vijon për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›