E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trafikuan automjete nga Kosova në Shqipëri, arrestohen në flagrancë dy të rinj në Kukës

KUKËS- Dy të rinj 22 dhe 19 vjeç, u kapën në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, të cilët lëviznin me automjete që dyshohet se i kanë trafikuar në Shqipëri, nëpërmjet territorit të fshatit Pakisht.

Policia thotë se të rinjtë i janë shmangur kontrollit kufitar dhe shërbimit doganor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›