E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Itali, vdesin tetë ciklistë

Në Itali janë vrarë 8 çiklistë në jug të vendit, pasi i përplasi një makinë në rrugën me dy korsi. Sipas njoftimeve, shoferi duket se e humbi kontrollin e makinës, kur po përpiqej të parakalonte një makinë tjetër, duke u përplasur me çiklistët.

7 çiklistë vdiqën menjëherë, i teti vdiq në spital dhe disa të tjerë u plagosën. Shoferi, shtetas maroken u arrestua dhe policia tha pas analizave doli se ai ishte nën ndikimin e marijuanës ndërsa drejtonte automjetin pa patentë. Në aksident është plagosur dhe djali i marokenit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›