Tragjedi në Durrës/ Makina përplas tre fëmijë dy prej tyre humbasin jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti me dy viktima në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Sipas informacioneve, nga aksidenti kanë humbur jetën dy fëmijë të moshës 10-13 vjeçar, ndërsa një 8-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një automjet tip Benz ML i cili ka kaluar me shpejtësi në lagje, teksa fëmijët ishin duke luajtur, duke shkaktuar edhe bilancin tragjik.
Sipas burimeve policore njëri prej fëmijëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas.