E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Një aksident ka ndodhur në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 45-vjeçar ka goditur aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën e tij 3-vjeçare, e cila për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›