E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedi në Larisa, shqiptari humb jetën pasi bie mbi sharrën elektrike

Greqi- Një shqiptar, 50 vjeç, ka humbur jetën ditën e sotme në Larisa ndërsa po kryente punë me një sharrë elektrike.

Sipas mediave greke, rreth orës 17:30, shqiptari u ngjit në një pemë  për të bërë disa punë.

Por në rrethana të paqarta, ai humbi kontrollin dhe u rrëzua mbi sharrën që mbante në dorë.

Sharra i këputi këmbën dhe i dëmtoi nervin femoral, duke shkaktuar hemorragji.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, nuk ia doli./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›