E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedi në Nigeri/ Rrjedhja e gazit toksik vret 37 minatorë dhe plagos 26 të tjerë

Një rrjedhje e papritur e gazrave toksikë në një minierë në Nigeri ka shkaktuar vdekjen e 37 minatorëve dhe ka lënë 26 të plagosur në spital. Tymi vdekjeprurës pwrbwhej nga oksidi i plumbit, monoksidi i karbonit dhe squfuri.

Sipas zëdhënësit të policisë, shpërthimi i gazrave toksikë ndodhi në një ambient të mbyllur ose me ventilim të dobët, duke i bërë ato veçanërisht të rrezikshme. Miniera është mbyllur dhe po hetohet nga autoritetet.

Ministri nigerian i Zhvillimit të Mineraleve, tha se minatorët nuk e kuptonin natyrën vdekjeprurëse të gazrave dhe vazhduan punën e tyre. Ende nuk është e qartë çfarë po minohej dhe nëse miniera operonte ligjërisht, ndërsa qeveria nigeriane vazhdon përpjekjet për të frenuar minierat ilegale që kanë marrë qindra jetë gjatë viteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›