E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës me 1 të vdekur dhe 12 të plagosur. Një autobus me pasagjerë ishte nisur nga Berati për në kryeqytet, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur në mes të rrugës.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa që autobusi ka marrë para dhe barrierat e rrugës të cilat kanë depërtuar brenda mjetit.

Viktimë e aksidentit mbeti vetëm shoferi. Ndërkohë, 12 të lënduarit ndodhen për mjekim te Spitali i Traumës. Mësohet se 7 prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, përfshirë edhe një fëmijë i intubuar.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shoferi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›