E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura, 9 dhe 11 vjeçe, kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë mbytur në det.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Grykë-Derdhja e Tales, një zonë plazhi e pambikëqyrur dhe pa praninë e strukturave të sigurisë apo menaxhimit.

Dyshohet se të miturat kanë hyrë në ujë dhe nuk kanë mundur të dalin më në breg.

Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do të kryhen procedurat përkatëse.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj tragjedie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›