E Martë, 3 Nëntor 2026

Tragjedi në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë në vendin e punës është kthyer në tragjedi me pasoja fatale. Një 38-vjeçar shqiptar, banues prej vitesh në Castel Bolognese të Italisë, humbi jetën pasditen e së martës teksa punonte në një fermë bujqësore midis Solarolos dhe Castel Bolognese.

Rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar pasi nuk kishin më kontakt me të, shkuan në vendin e punës për ta kërkuar. Aty u përballën me një pamje tragjike.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim, por sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima është shtypur nga një makineri bujqësore.

Për fat të keq, ndërhyrja e shpejtë e ekipit mjekësor që shkoi në vendngjarje, nuk mundi të shpëtonte jetën e tij. Mjeku konstatoi vdekjen.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe autoritetet e Inspektoratit të Punës.

Ngjarja hedh edhe një herë dritë mbi pasigurinë në vendet e punës dhe nevojën për rritjen e masave të sigurisë për punëtorët, veçanërisht në sektorin bujqësor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›