Tragjedi te Tirana, ndërron jetë vajza e lojtarit Freddy Alvarez

Kjo e shtunë ka nisur me një lajm tronditës te Tirana. Klubi bardheblu, me anë të një postimi në faqen zyrtare, bën me dije se ka ndërruar jetë tragjikisht vajza e lojtarit Freddy Alvarez, i ardhur në skuadër gjatë merkatos së janarit.
Njoftimi i klubit
“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe!”
Tirana duhej të luante sot në mesditë ndeshjen e javës së 21-të kundër Flamurtarit rival, por pas marrëveshjes mes dy klubeve ajo u shty për 24 orë.
Dyshimet e para janë se vajza e mitur e lojtarit të Tiranës është rrëzuar nga krevati dhe pavarësisht ndihmës mjekësore që ka marrë, nuk ia doli dot. Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar FSHF dhe presidenti i saj, Armand Duka.