E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedia ajrore në Washington, ekipi i kërkim-shpëtimit: Dyshohet se nuk ka të mbijetuar!

“Shpresat për të mbijetuar janë shuar, dyshohet se askush nuk ka mbijetuar”, kështu ka deklaruar kreu i ekipit të kërkim-shpëtimit pas aksidentit të rëndë ajror në SHBA, ku ndodheshin 64 pasagjerë.

Autoritetet kanë konfirmuar se deri tani janë nxjerrë 27 trupa nga avioni dhe një tjetër nga helikopteri.

Me kalimin e kohës dhe pas përpjekjeve të shumta për shpëtimin e pasagjerëve, operacioni tani ka kaluar në një fazë rikuperimi, duke kërkuar nxjerrjen e trupave të pajetë nga vendi i aksidentit.

BREAKING:

New video shows the moment a plane collided with a helicopter while landing at Ronald Reagan National Airport in Washington DC.

A search for survivors in the Potomac River is ongoing pic.twitter.com/oJ57ivyVWw

— Visegrád 24 (@visegrad24) January 30, 2025

Ndërkohë, Presidenti Trump reagoi në platformën e tij “Truth Social”.

“Avioni ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në avion për një periudhë të gjatë kohore. Është natë, dritat në aeroplan po flakëronin.

Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin.

Kjo është një situatë e keqe që duket se duhet të ishte parandaluar. JO MIRE!!!“, shkruan Trump

“Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre. Faleminderit të gjithë ekipeve të emergjenvave për punën e jashtëzakonshme që po bëhet. Po e ndjek situatën dhe do të jap hollësi sapo të jetë e mundur”, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›