E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Maliqit: Dalin pamjet e rënda nga zjarri që shkrumboi shtëpinë e familjes Azisllari, nëna dhe djali humbin jetën

Dalin pamjet e renda nga zjarri qe ka djegur shtepine e familjes Azisllari ne Maliq. Pamjet jane te renda dhe vihet re se zjarri ka shkrumbuar gjithcka.

Në familjen e Valter Azisllarit në Maliq ka ndodhur një tragjedi pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se kanë humbur jetën Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe, dhe djali i saj 13-vjeçar, Luka Hazisllari.

Ndërkaq, vajza 6-vjeçare, Nefeli Hazisllari, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për trajtim të mëtejshëm ne Tirane.

Policia, strukturat e mbrojtjes civile të bashkisë dhe Prefekturës ndodhen në vendngjarje, duke vijuar me procedurat e nevojshme hetimore dhe ndihmën për familjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›