E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjike! Fundoset varka me qindra pasagjerë në bord, 78 të vdekur

Një varkë është fundosur në liqenin Kivu, të Republikës Demokratike të Kongos.

Të paktën 78 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur, raportojnë mediet e huaja. Në varkë ndodheshin gjithsej 278 pasagjerë, të cilët ishin nisur nga Minova (në Kivunë e Jugut).

Varka është përmbys pak para se të mbërrinte në portin e Kituku në Goma, kryeqyteti i provincës Kivu Veriore.

“Të paktën 78 persona vdiqën. Anija u përmbys dhe befas ishim të gjithë ishim nën ujë”, tha një nga pasagjerët e shpëtuar.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në fundosjen e varkës.

Tragedy as a boat capsizes in Lake Kivu DR.Congo. At least 50 people are believed to have died.

Morara/David Ndii/Moses Kuria/#OccupyParliament pic.twitter.com/KGNFV77uzO

— Nyabul Ka’Nyabul (@Nyabul4) October 3, 2024

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›