E Martë, 3 Nëntor 2026

Tragjike, Reperi amerikan vret veten gabimisht “live” në Instagram

Reperi adoleshent amerikan Rylo Huncho ka vdekur tragjikisht pasi qëlloi veten në kokë teksa po xhironte një video live.

Muzikanti 17-vjeçar po postonte në Instagram teksa luante me një armë. Në një moment ai çaktivizoi siguresën, drejtoi armën në kokë. Papritur u dëgjuan të shtënat duke bërë që videoja të ndalonte.

Sipas mediave dhe policisë amerikane, reperi 17-vjeçar është gjetur i vdekur më 15 maj në Suffolk të Virxhinias, SHBA. Autoritetet nuk e konfirmuan emrin e reperit, por thanë se ishte një “plagë aksidentale me armë zjarri”.

Pasi Rylo Huncho ndërroi jetë, u krijua një faqe GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e funeralit dhe për të ndihmuar financiarisht familjen e tij. Ka pasur tashmë 85 donacione mbi 2,500 dollarë me një synim prej 15,000 dollarë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›