Tragjike në Itali/ Po ecte në një çati prej xhami, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bolonja, Itali, ku një 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga dritarja i një çatie ndërtese.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00.
Sipas raportimeve të mediave italiane, xhami ku po ecte djali nuk e mbante dot peshën e tij dhe u thye, me 12-vjeçarin që ra dhe u përplas te shkallët.
Përpjekjet e shokëve që e shoqëronin për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme, ndërsa djali vdiq menjëherë.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e urgjencës mjekësore dhe policia, të cilët nisën hetimet për rrethanat e ngjarjes.
Hetimet mjeko-ligjore po përqendrohen te oborri i ndërtesës, i cili ka disa shkallë, si dhe tek shkallët ku ndodhi rënia tragjike.
Ngushëllimet e kryetarit të bashkisë
“Me hidhërim mësuam për vdekjen tragjike të një djali 12-vjeçar i cili ra nga shkallët në Via Piave. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të tij. Si Bashki e Bolonjës, ne jemi në dispozicion për të ndihmuar me çdo nevojë.”, Matteo Lepore.