Tragjike në Lezhë/ Humb jetën 36-vjeçari pas përplasjes me makinë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Paulin Marku, 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj të Lezhës.
Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, 36-vjeçari Paulin Marku ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.