E Martë, 3 Nëntor 2026

Tragjike në Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, humb jetën 4-vjeçarja

Në Suk 2 të Roskovecit është shembur muri rrethues i amortizuar i një banese dhe ka zënë poshtë të miturën 4-vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

E mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.

“Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›