E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trajtimi i mbetjeve në Malësi të Madhe, bashkia nis hapa konkretë për përmirësimin e gjendjes

Sa i përket menaxhimit të mbetjeve, Bashkia Malësi e Madhe është e fokusuar në përmirësimin e situatës, veçanërisht në zonat që janë evidentuar si më problematike.

Kështu shprehet në një intervistë për RTSH, Zëvendëskryetari i kësaj bashkie Sytki Ndrecaj.

“Mbetjet urbane dhe inertet kanë qenë një ndër problematikat që ne jemi ndeshur vazhdimisht. Duhet thënë se edhe falë punës, shtimit të kapaciteteve mekanike dhe njerëzore, jemi munduar ta mbajmë nën kontroll situatën”, u shpreh Ndrecaj.

Nga monitorimet tona, rezulton se më të ndjeshmet kanë qenë zonat turistike, aty ku prezenca e vizitorëve është më e lartë dhe ku fluksi i mbetjeve shtohet ndjeshëm thekson numri dy i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj.

“Jemi munduar që të përshkallëzojmë punën tonë në të gjitha njësitë tona administrative, sidomos në zonat turistike. Jo vetëm turistët por edhe vendasit ta gjejnë veten dhe territori të jetë sa më i pastër dhe të “ndjejnë” dorën jo vetëm të institucioneve për të sjellë terrenin e pastër, qetësinë e duhur dhe për të shijuar natyrën e bukur që ka territori i Bashkisë së Malësisë së Madhe”, tha Ndrecaj.

Që prej fillimit të qershorit, Bashkia e Malësisë së Madhe ka përqendruar pjesën më të madhe të shërbimeve të saj në zonat turistike, me qëllim për të patur një sezon sa më të suksesshëm,    ku në fokus kryesor është rregulli dhe pastërtia.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›