E Martë, 3 Nëntor 2026

Transformohet fusha e ish fabrikës së tullave në Lushnje, Rama: E kthejmë në park prodhimi energjie

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga transformimi i fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje.

Kreu i qeverisë deklaron se është bërë një progres mbresëlënës në transformimin e kësaj fushe, ndërsa thekson se nga një gangrenë plehrash së shpejti do të jetë një park prodhimi energjie diellore.

Ky transformim, sipas Ramës, do të mundësojë një hapësirë të gjelbër për qytetarët.

“MIRËMËNGJES dhe me progresin mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›