E Hënë, 2 Nëntor 2026

Transporti ajror po “shpërthen”, rritet ndjeshëm numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga Rinasi

Udhëtimet me avion vijojnë të udhëheqin tregun e transportit duke dëshmuar vit pas viti shifra pozitive.

Të dhënat më të fundit, referuar Institutit të Statistikave flasin për një rritje të numri të pasagjerëve në tremujorin e parë të këtij viti.

Konkretisht për periudhën janar-shkurt mars 2025 kanë udhëtuar rreth 2 milion pasagjer. Një vit më parë kjo shifër ishte 1.9 milion, duke konfirmuar një rritje prej 9.1% krahasuar me një vit më parë.

Por teksa numri i pasagjerëve është rritur, numri i fluturimeve është njësoj sa një vit më parë.

Në total në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 65 mijë avionë, ku 80% e tyre e zënë mbikalimet.

Ndërsa sa i përket fluturimeve direkte për nga aeroporti i Rinasit rezulton të jetë 13.332, njësoj sa në 3 mujorin e parë të vitit 2024.

Në tregun ajror operojnë 19 kompani ndërkombëtare fluturimi dhe një shqiptare.

Ndërkohë që kjo rritje e fluksit të pasagjerëve vit pas viti i dedikohet hapjes së tregut, hyrjes së kompanive low cost, si dhe lidhjes së aeroportit të Tiranës me 150 destinacione europiane dhe jo vetëm.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›