E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 26-vjeçarit turk në Tiranë/ Merrte 3 mijë euro për person

Një 26-vjeçar nga Turqia është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Relay”.

26 vjeçari u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së.

Policia sekuestroi automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Operacioni u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›