E Hënë, 2 Nëntor 2026

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

Një 24-vjeçar është kapur duke transportuar me valixhe një kallashnikov me municion. 

I riu u kap në afërsi të terminalit të autobusëve në rrugën “Kastriotët”. Dyshohet se 24-vjeçari me iniciale H. M., banues në Bathore, po transportonte kallashnikovin me qëllim shitjen. 

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak”, informuan blutë. 

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. 

Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari. 

Sekuestrohet arma e zjarrit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”. 

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›