“Transportuesi”/ Arrestohet 56-vjeçari në Tiranë, u kap me 8 kg kanabis në makinë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 54-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin T.Ç, banues në Tiranë pasi u kap duke transportuar 8kg e 45 gram kanabis në automjetin e tij, sasi të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin”, njoftoi policia.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje./vizionplus.tv