E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të plagosur me armë zjarri në një lokal në Deçan

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në një lokal në Deçan.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 00:18. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe gjendja e tyre po monitorohet nga ekipet shëndetësore.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në incident. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator me nëntë fishekë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›