E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre trofe dhe një kontratë e re! De la Fuente vazhdon misionin me Spanjën

Luis de la Fuente do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares së Spanjës deri në vitin 2032.

Federata Spanjolle e Futbollit ka miratuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës së teknikut, duke i dhënë vazhdimësi një prej cikleve më të suksesshme në historinë e “La Roja”.

De la Fuente do të drejtojë Spanjën në Euro 2028, në Kupën e Botës 2030 dhe në Euro 2032.

Marrëveshja e re u miratua unanimisht nga drejtuesit e federatës pas triumfit të Spanjës në Botërorin 2026.

Që prej marrjes së drejtimit të kombëtares, trajneri spanjoll ka fituar Nations League, Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026. Në 50 ndeshje në krye të ekipit kombëtar, De la Fuente ka regjistruar 38 fitore, 10 barazime dhe vetëm dy humbje.

Presidenti i RFEF-së, Rafael Louzan, e ka cilësuar De la Fuenten si trajnerin më të dekoruar në historinë e kombëtares spanjolle. Ndërkohë, Spanja vjen nga një seri prej 38 ndeshjesh pa humbje, rekordi më i gjatë në historinë e futbollit ndërkombëtar spanjoll.

Tashmë objektivi është i qartë: De la Fuente do të udhëheqë kampionët e botës në një tjetër cikël madhor, me synimin për të vazhduar epokën e sukseseve të “La Roja”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›