E Martë, 3 Nëntor 2026

Tre vatra zjarri në Fier, flakët po përhapen me shpejtësi, pritet ndërhyrja e helikopterit

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës. Ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit, flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit.

Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha, ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›