E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre vjedhje brenda tre ditësh, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Një 36-vjeçar, autor i tre vjedhjeve në keyeqytet është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 bicikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;

-më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;

-më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›