E Martë, 3 Nëntor 2026

“Treni bullgar” në Peqin, Prokuroria nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për  manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht.

Në përgjigjen e organit të akuzës ndaj Partisë Demokratike thuhet se “është regjistruar procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal”.

Sipas Prokurorisë së Elbasanit aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi.

Ky vendim i prokurorisë së Elbasanit erdhi pas denoncimit tw kreut tw Partisw Demokratike Sali Berisha dhe kandidatit demokrat Bledi Himçi se në një lokal në fshatin Pekisht, u gjetën disa materiale të dyshuara zgjedhore.

Në këtë lokal u sekuestruan disa fletë votimit false dhe një shumë parash në posedim të kryeplakut të fshatit Pekisht, Dervish Beqiri, njëherësh vëzhgues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›