E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto.

Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Islam Dudaev u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Zelimkhan Abakarov mori medaljen e argjendtë. Ardit Zeneli e mbylli garën me medalje bronzi.

“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

/m.q/r.e/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›