“Trialog” – Lorenc Vangjeli: Projekti Trump në Sazan mund të ngecë, por pesha e mbiemrit mbetet e rëndësishme për Shqipërinë

Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, analisti Lorenc Vangjeli komentoi zhvillimet rreth projektit të ishullit të Sazanit dhe lidhjes së tij me emrin Trump.
Vangjeli theksoi se, do të ishte e mirë që pesha e mbiemrit Trump të ndikonte në Shqipëri, duke pasur parasysh se, megjithë madhësinë e Amerikës, në vendin tonë investohen shumë shpresa dhe kjo sipërmarrje përfaqëson një kapitalizim politik të dukshëm.
“E para është lajmë i mirë sepse thashetheme i cili vrapon nëpër Tiranë kishte të bënte me faktin që mbiemri Trump nuk do të bashkëngjitej edhe më tej me ishullin e Sazanit. Do të kishte një ngrirje të këtij projekti në mos tërheqje të plotë siç ndodhi me projektin në Beograd. Lajmi mirë është ky. Unë mendoj ndryshe nga Preçi dhe mbase është pak egoiste por do të ishte mirë që pesha e mbiemrit Trump të depërtoj në një vend si Shqipëria. Keni 0parasysh që është kaq e madhe Amerika nga ana tjetër sa loja e vogël politike që bëhet këtu ku ndryshe nga sa mund të mendohet janë investuar shumë shpresa, pikërisht për këtë kapitalizimi politik të kësaj sipërmarrje mund të themi që duhet ta pranojmë botën kështu siç është”, u shpreh Vangjeli.
/rtsh.al/